Please enter at least 3 characters.

“Nuk hyj në detaje”, Mo Salah shpjegon arsyen e largimit nga Liverpooli

Mohamed Salah ka folur hapur për vendimin e tij për t’i dhënë fund aventurës te Liverpooli, pavarësisht se vetëm 12 muaj më parë kishte nënshkruar kontratë të re dyvjeçare.

Në një deklaratë për Sky Sports, sulmuesi egjiptian tregoi se sezonin e kaluar nuk e kishte ndier si momentin e duhur për t’u larguar nga “Anfield”.

“Unë personalisht – nuk po hyj në detaje, nuk po përpiqem të luaj me situatën – por sezonin e kaluar nuk isha gati të largohesha, sepse ti thyen rekordet, fiton Ligën Premier, nuk është e drejtë”, u shpreh Salah.

Megjithatë, 32-vjeçari pranoi se tani gjërat kanë ndryshuar dhe se e ndien veten gati për një kapitull të ri.

“Por tani me gjithçka që po ndodh gjatë sezonit – nuk do të hyj në detaje – është sikur, ‘E di çka, është koha. Dua të largohem’. Dhe sigurisht, ka shumë gjëra prapa skenave që njerëzit nuk i dinë, por po, mendoj se tani është koha. Jam i qetë me këtë vendim”.

Salah nuk pranoi të komentojë detajet e prapaskenave, ndërsa në mediat angleze vazhdojnë spekulimet se raporti i tij me trajnerin Arne Slot mund të ketë qenë një nga arsyet kryesore të ndarjes.

Në fund, ylli i Liverpoolit theksoi se vendimi është marrë me qetësi dhe pa pendesë, duke lënë të kuptohet se tashmë e ka mendjen te hapi i radhës i karrierës./Telegrafi