“Nuk e humb kurrë shpresën për ta parë me fanellën e Interit”, Zanetti për Nico Pazin
Zëvendëspresidenti i Interit, Javier Zanetti, ka konfirmuar se klubi shpreson të nënshkruajë mesfushorin e Comos, Nico Paz.
Lojtari argjentinas, i cili ka shkëlqyer në Serie A në dy sezonet e fundit, është lidhur me një rikthim te Real Madridi, të cilët thuhet se janë të interesuar të aktivizojnë klauzolën e riblerjes prej 10 milionë eurosh.
Megjithatë, një ofertë në rreth 50 dhe 60 milionë euro nga Interi mund t’i bindë Los Blancos për shitjen e përhershme të Paz dhe ylli i ri është gjithashtu pjesë e dëshirave të Nerazzurrëve.
“Më pëlqen shumë Nico Paz. Për mënyrën se si luan dhe për personin që është. Jam me fat që e njoh babanë e tij, i cili ishte shoku im i dhomës në Kupën e Botës 1998", ka thënë fillimisht legjenda e Interit.
“Jeta na bashkoi përsëri në Como (me babanë e Nicos, Pablon,) pas shumë vitesh pa u parë”.
“Jam i lumtur për praninë e Nicos në Como. Në këto dy vite në futbollin italian, ai ka treguar të gjitha cilësitë e tij. Nico është në rrugën e duhur për t'u bërë një lojtar i shkëlqyer”.
“Nga sa di unë, ai do të kthehet te Real Madridi, por kurrë nuk duhet ta humbasësh shpresën për ta parë me fanellën e Interit”, përfundoi Zanetti. /Telegrafi/


