Please enter at least 3 characters.

Nuk durohen dot me njëri-tjetrin! Këto shenja të horoskopit kanë përplasjet më të mëdha

Sipas astrologjisë, disa shenja janë aq të ndryshme sa e kanë pothuajse të pamundur të gjejnë gjuhën e përbashkët

Shenjat e horoskopit që e kanë më të vështirë të shkojnë mirë me njëra-tjetrën shpesh i përkasin elementeve të kundërta ose kanë mënyra krejt të ndryshme të komunikimit dhe të përjetimit të emocioneve, sipas astrologjisë.

Nëse jeni Dash, thuhet se duhet t'u shmangeni Peshqve. Nëse jeni Gaforre, bëni kujdes nga Luani. Disa njerëz e shprehin hapur mospëlqimin, të tjerë e fshehin pas një buzëqeshjeje, ndërsa ka edhe nga ata që rivalitetin e shndërrojnë në konflikt të vërtetë.

Edhe kur ekziston një tërheqje e fortë mes dy shenjave, ato shpesh nuk bien dakord për gjërat më të rëndësishme. Me disa mund të jeni miq të mirë, por jo partnerë në dashuri apo në biznes. Sipas astrologjisë, arsyeja qëndron te elementet, energjitë dhe mënyrat e ndryshme të të menduarit e të ndierit, transmeton Telegrafi.

Dashi

Dashi është shumë praktik dhe më së shumti e bezdisin Peshqit, sepse përballë intuitës së tyre të fortë nuk mund të fshihet asgjë. Për më tepër, ata jetojnë në botën e tyre dhe nuk i pëlqejnë rregullat, gjë që Dashit nuk i përshtatet.

Demi

Nga të gjitha shenjat e zodiakut, Dashi është ai me të cilin Demi shkon më pak. Impulsiviteti, dëshira për të dominuar dhe mënyra e shpejtë për të arritur qëllimet nuk i pëlqejnë aspak Demit.

Binjakët

Binjakët njihen për padurimin dhe spontanitetin e tyre, prandaj u pengon natyra e qetë dhe e ngadaltë e Demit. Ata preferojnë ritëm të shpejtë, ndërsa Demi ecën gjithmonë sipas planit.

Gaforrja

Gaforrja përpiqet t'u shmanget Binjakëve, sepse i konsideron tepër racionalë dhe të ftohtë. Ajo udhëhiqet nga emocionet dhe shpesh e ka të vështirë të mendojë vetëm me logjikë.

Luani

Shenja që e bezdis më shumë Luanin është Gaforrja, pasi e sheh si tepër emocionale dhe dramatike. Luani nuk arrin t'i kuptojë reagimet e saj dhe kjo krijon përplasje të shpeshta.

Virgjëresha

Virgjëresha nuk shkon mirë me Luanin, sepse ai dëshiron gjithmonë të ketë të drejtë dhe nuk mendon shumë para se të shpenzojë. Kjo bie ndesh me natyrën praktike dhe të kujdesshme të Virgjëreshës.

Peshorja

Peshorja lodhet nga mënyra tepër analitike e Virgjëreshës, e cila planifikon çdo detaj. Ajo pëlqen t'i peshojë gjërat me qetësi, ndërsa Virgjëresha kërkon zgjidhje të menjëhershme.

Akrepi

Akrepi nuk ndihet rehat pranë Peshores, sepse ajo tërheq lehtësisht vëmendjen me sharmin e saj. Në shoqëri kjo mund ta bëjë Akrepin të ndihet i lënë në hije.

Shigjetari

Shigjetari është optimist dhe e sheh jetën me pozitivitet, ndërsa Akrepi priret të merret me tema më serioze dhe misterioze. Pikërisht ky ndryshim krijon përplasje mes tyre.

Bricjapi

Bricjapi dëshiron të ketë gjithçka nën kontroll dhe pikërisht për këtë arsye e ka të vështirë të kuptohet me Shigjetarin. Atij nuk i pëlqen natyra spontane dhe besimi i Shigjetarit te fati.

Ujori

Ujori jeton sipas rregullave të veta dhe nuk e duron natyrën shumë realiste të Bricjapit. Ai pëlqen lirinë dhe idetë e reja, ndërsa Bricjapi mbetet me këmbë në tokë.

Peshqit

Peshqit bezdisen më së shumti nga Ujori, sepse nuk arrijnë ta kuptojnë mënyrën e tij të të menduarit. Ata nuk mund t'ia parashikojnë veprimet, gjë që shpesh çon në debate dhe keqkuptime. /Telegrafi/