Please enter at least 3 characters.

Nuk do të ketë më Google Glass

2016/01/nuk-do-t-euml-ket-euml-m-euml-google-glass_hd.jpg

Programi Glass Explorer që u dha mundësi zhvilluesve t’i blejnë syzet e mençura prej qelqi nga Google për një çmim të tejet të lartë sa 1500 dollarë do të mbyllet, duke e lënë një komunitet të tërë të zhvilluesve të programit 'Explorer' me 1500 dollarë më pak në kuletat e tyre.

Arsyeja kryesore për shuarjen e këtij programi, përkatësisht produktit Google Glass, përkundër optimizmit fillestar dhe eksitimit maksimal publik - është pa dyshim pamundësia për të pasur një ndikim në treg.

Në qershor të 2013 u tha se përkundër faktit se teknologjia e integruar në këto syze është e zgjuar, ato nuk ishin veçanërisht të rehatshme për tu mbajtur.

Google Glass si projekt nuk u materializua kurrë, dhe mbështetje për projektin si brenda dhe jashtë kompanisë Google thuhet se është avulluar. (Telegrafi)