Please enter at least 3 characters.

NRG Band të mërkurën vijnë me këngën e re

2021/08/nrg-bandy.png

Vokalisti i grupit “NRG Band”, Besnik Qaka, prej kohësh është duke punuar në projektin e ri muzikor.

Ai së fundmi ka bërë të ditur se është në finalizim dhe se kjo këngë do të lansohet të mërkurën (25 gusht).

Artisti ndër tjerash u ka ofruar fansave një vështrim mbi këtë projekt, para publikimit të plotë që do jetë brenda disa ditësh.

“Po vjen më 25.08.2021”, ka shkruar ai.

Reagimet e fansave kanë qenë të menjëhershme, të cilët mezi po presin për prurjen e re të këngëtarit pejan.

Besniku këtë vit ishte në qendër të vëmendjes për shkak të këngës së fundit “A m’ke harru” që u bë virale gjithandej.

Projekti për vetëm pak muaj ka grumbulluar afro 10 milionë klikime. /Telegrafi/