Please enter at least 3 characters.

Notat e lojtarëve, Francë 2-0 Marok: Dembele ylli i ndeshjes

Franca ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Botës, pasi ka triumfuar me rezultat 2:0 ndaj Marokut në një ndeshje të luftuar deri në minutat e fundit.

Kylian Mbappe, edhe pse humbi një penallti në pjesën e parë, arriti të shënojë në pjesën e dytë, ndërsa golin tjetër të Francës e realizoi Ousmane Dembele.

Pikërisht Dembele, sipas “SofaScore”, ishte lojtari i ndeshjes me notën 8.9.

Pas tij u rendit Mbappe me notën 7.8, ndërsa Michael Olise (7.5) dhe Desire Doue (7.4) kompletojnë listën e lojtarëve më të vlerësuar të Francës.

Te Maroku, lojtari më i mirë ishte portieri Bono me notën 8.0, falë pritjeve të shumta që mbajtën ekipin në lojë për një kohë të gjatë.

Notën më të ulët te marokenët e mori Noussair Mazraoui me 6.0.

Notat e lojtarëve të Francës dhe Marokut


/Telegrafi/