Please enter at least 3 characters.

Nokia Lumia Black së shpejti për të gjitha modelet

2016/01/nokia-lumia-black-s-euml-shpejti-p-euml-r-t-euml-gjitha-modelet_hd.jpg

Modelet e para të telefonave të Nokia-së të cilët do të pajisen me versionin e ri të softuerit do të jenë Lumia 1020 dhe Lumia 925, ndërsa modelet tjera do të përditësohen në javët në vijim.

Përditësimi i Nokia Lumia Black sjell një mori tiparesh të reja në linjën e telefonave të kompanisë finlandenze të cilët bazohen në sistemin operativ Windows Phone.

Në listën e tipareve të reja të sjella nga Lumia Black përfshihet edhe mundësia e organizimit të aplikacioneve në follderë, përmirësimi i shikimit të ekranit, mbështetja për Bluetooth 4.0 dhe Nokia Beamer.

Funksioni i fundit është në dispozicion për pajisjet me të paktën 1GB RAM. I njëjti do ti lejojë përdoruesit të ndajnë dokumente dhe çdo lloj të përmbajtjes multimediale për çdo pajisje që lejon qasjen në ekranet me HTML5, përmes skanimit të kodeve QR. / Telegrafi /