Please enter at least 3 characters.

Noga, tinejxheri më i klikuar në Europë

2016/01/f.0204235247127_m.jpg

Kjo falë projekteve të jashtëzakonshme të cilat zënë vend në kanalin e tij zyrtar në YouTube “NogaBeatbox”, i cili mirëmbahet me një përpikmëri të jashtëzakonshme.

Edhe pse vetëm 16 vjeçar, Noga ka hiç më pak se 23 milionë klikime nëpër këngët e tij të publikuara në kanalin zyrtar, ndërsa sipas vet talentit në Beatbox dhe tashmë edhe këngëtarit, ai është duke synuar t’i arrijë 100 milionë klikime.

Filloi si 6 vjeçar në beatbox duke fascinuar të gjithë, ndërsa si 14 vjeç doli publikisht e vazhdoi me bashkëpunime, duke filluar nga Lyrical Son me hitin “Souljah”, i cili bëri ‘boom’ të vërtetë, e për të arritur më pas kulmin me bashkëpunimet e B Genius dhe “Tequila Vavan” e famshme e Florin, etj, etj, etj. Ka premtuar së fundmi dhe bashkëpunim e Unikkatilin, por mbetet të shihet cila është befasia e Nogës.

Për Telegrafin, Noga ka premtuar bashkëpunime edhe më të mëdha në të ardhmen, duke premtuar po ashtu edhe seriozitet më të madh në projektet e tij dhe karrierën e tij. /Telegrafi/