Please enter at least 3 characters.

Njerëzit nuk po e pëlqejnë aspak mënyrën se si Melania Trump rregulloi kopshtin e trëndafilave në Shtëpinë e Bardhë

2018/07/Melania-Trump.jpg
276:"WASHINGTON, DC - MAY 07: U.S. first lady Melania Trump arrives in the Rose Garden to speak at the White House May 7, 2018 in Washington, DC. Trump outlined her new initiatives, known as the Be Best program, as first lady during the event. (Photo by Win McNamee/Getty Images)
12:"Getty Images

Të Shtunën, Melania Trump tregoi modelin e ri të kopshtit të trëndafilave në Shtëpinë e Bardhë.

Ajo postoi në Twitter foto së bashku me këtë shkrim: "E ngazëllyer për të nderuar historinë dhe festuar të ardhmen në kopshtin tonë të bukur këtë mbrëmje. Faleminderit të gjithë atyre që ndihmuan në rinovimin e kësaj hapësirë ikonike dhe me të vërtetë të mrekullueshme".

Por, njerëzit në Twitter sapo panë imazhet, shprehën lirshëm mendimet e tyre.

Disa njerëz thjesht kritikuan estetikën e modelit të ri duke e quajtur atë "të ftohtë dhe të zbrazët", ndërsa të tjerë theksuan se Zonja e Parë po i jepte përparësi kopshtit gjatë një pandemie globale që tejkaloi një numër global vdekjesh prej 800,000 këtë fundjavë.

Disa të tjerë ishin të nervrikosur dhe mërziteshin për fatin e pemëve që ndodheshin aty.

Shumë njerëz po i referoheshin familjes Kennedy në këto kompent, pasi dizajnerja amerikane, e cila vdiq në vitin 2014, shkruajti se ajo ishte e porositur nga Presidenti Kennedy për të ridizajnuar kopshtin e trëndafilave në mënyrë që të mund të ishte po aq mbresëlënëse sa kopshtet që ai pa në rezidencat zyrtare në Evropë. "Kopshti filloi në pranverën e vitit 1962 dhe mbaroi në fund të të njëjtit vit. Ishte me të vërtetë kopshti i presidentit Kennedy", shkruante Lambert Mellen në rrëfimin e saj të gjatë për historinë e kopshtit.

"Shqetësimi i tij për rritjen dhe mirëqenien e këtij kopshti nuk mbaronte kurrë. Shpesh ai shihej në orët e vona të pasdites duke punuar atje vetë, duke ndryshuar dhe krasitur bimët", tha ajo.

Pra, përveç se komentuesit nuk e pëlqejnë pamjen e re të kopshtit, mendojnë se as presidenti Kenndey nuk do të ishte dakort. /Telegrafi/