Please enter at least 3 characters.

Një video e një droni ukrainas duke u pajisur me një mitraloz është parë qindra mijëra herë

2022/10/Screenshot_14-7.jpg

Një video që tregon disa burra që vendosin një mitraloz në një dron në Ukrainë është bërë virale në mediat sociale.

Fytyrat e burrave në video nuk duken qartë, por ata besohet se janë anëtarë të ushtrisë ukrainase, shkruan Newsweek, përcjell Telegrafi.

Videoja u postua të martën nga përdoruesi i Twitter-it, Roman Kyryliuk, i cili është një inxhinier softuerësh vullnetar në ushtrinë ukrainase, sipas biografisë së tij në Twitter.

Që nga publikimi i saj, videoja është parë qindra mijëra herë.

Përdorimi i dronëve në luftën gati tetëmujore është bërë më i përhapur si për forcat ukrainase ashtu edhe për ato ruse.

Në fillim të kësaj jave, kryeqyteti i Ukrainës, Kievi, u godit nga "dronët kamikaze" rusë, të njohur gjithashtu si drone iranian Shahed, thanë zyrtarët.

Andriy Yermak, kreu i zyrës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, konfirmoi sulmin në një deklaratë dhe bëri thirrje për "më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore sa më shpejt të jetë e mundur".

Ai tha: "Ne kemi nevojë për më shumë armë për të mbrojtur qiellin dhe për të shkatërruar armikun". /Telegrafi/