Një struc u pikas duke vrapuar në një autostradë të ngarkuar në Kinë
09/11/2023
Një struc u pa duke vrapuar përgjatë një autostrade të ngarkuar të hënën në Zhengzhou të Kinës.
Pamjet të cilat u publikuan në rrjetin social TikTok, besohet se u xhiruan nga shoferë të ndryshëm të cilët e pikasën atë në autostradë, transmeton Telegrafi.
Struci besohet të jetë arratisur nga një kopsht zoologjik.
Pasi kishte vrapuar për 10 kilometra në autostradë, struci u dërgua përsëri aty nga erdhi. /Telegrafi/


