Please enter at least 3 characters.

Një pallto pellushi, propozim për të gjitha shijet

2019/12/Max-Mara-1-1024x682-1.jpg

Si asnjë herë më parë, këtë vit palltot 'teddy bear' (pellush arushi) kanë hyrë në listën tonë të dëshirave si një veshje e domosdoshme

Të buta, të ngrohta dhe me një ndjesi të këndshme falë pelushit, ato janë një shembull ekzemplar i takimit mes peliçes dhe një palltoje.

I pari version u krijuar në vitin 2018 nga Max Mara dhe ai origjinal ishte në ngjyrën e arushit prej pelushi, një nuancë mes biskotës dhe ngjyrës kamel.

Këtë vit e shohim në nuanca të së verdhës, së kuqes, së kaltrës, pasi propozimet tashmë janë shumë dhe për të gjitha shijet!

Revista e modës Grazia na sugjeron modelet më 'in' në treg nëse doni të blini një pallto të tillë ose t'ia vendosni poshtë pemës dikujt që keni përzemërt.

/Telegrafi/