Please enter at least 3 characters.

Një nxënës qëlloi dhe vrau një nxënës tjetër - detajet e ngjarjes që shokoi një shkollë në Pittsburgh, Pennsylvania

2023/05/oliver-shooting-1684932082-e1684941462845.jpg

Një nxënës qëlloi dhe vrau një nxënës tjetër të mërkurën herët jashtë një shkolle në Pittsburgh, Pennsylvania, kanë thënë autoritetet.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, sulmuesi i dyshuar u kap shpejt pas një ndjekjeje me këmbë ndërkohë që nuk është bërë e ditur mosha e nxënësve të përfshirë.

Sipas faqes së internetit të distriktit shkollor të qytetit, Oliver Citywide Academy është një qendër edukimi special me kohë të plotë që shërben klasat 3-12.

Nuk ishte menjëherë e qartë se çfarë i nxiti të shtënat, për të cilat The Pittsburgh Post-Gazette tha se ndodhën rreth orës 7:25 të mëngjesit në shkallët jashtë shkollës.

Nuk raportohet për të lënduar të tjerë dhe policia tha se gjeti një armë në vendngjarje.

Maria Montano, një zëdhënëse e qytetit, tha se shumica e nxënësve ishin ende rrugës për në shkollë kur ndodhi incidenti. /Telegrafi/