Please enter at least 3 characters.

Një klub i ri futet në garë për Ter Stegen, gjermani vazhdon t'i refuzojë të gjithë

329:"UEFA Nations League Finals 2025 Germany Spiel um Platz 3 Deutschland - Frankreich am 08.06.2025 in der Stuttgart Arena in Stuttgart Marc-Andre Ter Stegen Deutschland *** UEFA Nations League Finals 2025 Germany Match for 3rd place Germany France on 08 06 2025 at the Stuttgart Arena in Stuttgart Marc Andre Ter Stegen Germany xJRx
16:"IMAGO/Revierfoto

Monaco ka shprehur interes për të nënshkruar me portierin e Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen, sipas raportimeve nga Mundo Deportivo.

Klubi francez, që së fundmi huazoi Ansu Fatin nga Barça, ka kontaktuar me përfaqësuesit e gjermanit për të diskutuar një transferim të mundshëm këtë verë.

Megjithatë, përgjigja e Ter Stegen ka qenë negative. Ai ka bërë të qartë se dëshiron të qëndrojë në "Camp Nou" për sezonin 2025/26.

Kjo qëndrim vjen pavarësisht raportimeve se trajneri Hansi Flick i ka sugjeruar portierit se mund të ketë më pak hapësira pas mbërritjes së Joan Garcia.

Ter Stegen është i vendosur të luftojë për vendin e tij si titullar dhe të rifitojë statusin si portieri numër një i Barcelonës.

Aktualisht, asnjë marrëveshje nuk është në horizont, me lojtarin që mbetet i përqendruar te e ardhmja në Kataluni. /Telegrafi/