Please enter at least 3 characters.

Një kapiten shembull si Marco Reus: Bëri tre asistime ndaj Gladbach, por nuk e ekzekutoi penalltinë për të kompletuar het-trickun

2022/02/1010030572.jpg
984:"Tor, Torjubel, zum 1:0 durch Marco Reus Borussia Dortmund / BVB, 11, GER, Borussia Dortmund / BVB vs. Borussia Mönchengladbach / Moenchengladbach, Fussball, 1. Bundesliga, 23. Spieltag, Spielzeit 2021/2022, 20.02.2022, DFB/DFL regulations prohibit any use of photographs as image sequences and/or quasi-video., GER, Borussia Dortmund / BVB vs. Borussia Mönchengladbach / Moenchengladbach, Fussball, 1. Bundesliga, 23. Spieltag, Spielzeit 2021/2022, 20.02.2022 Dortmund *** Goal, goal celebration, for 1 0 by Marco Reus Borussia Dortmund BVB, 11 , GER, Borussia Dortmund BVB vs Borussia Mönchengladbach Moenchengladbach, Football, 1 Bundesliga, 23 Matchday, Season 2021 2022, 20 02 2022, DFB DFL regulations prohibit any use of photographs as image sequences and or quasi video , GER, Borussia Dortmund BVB vs Borussia Mönchengladbach Moenchengladbach, Football, 1 Bundesliga, 23 Spieltag, Spielzeit 2021 2022, 20 02 2022 Dortmund Copyright: xEibner-Pressefoto/GabrielxBoiax EP_GBA
19:"imago images/Eibner

Borussia Dortmund ka marrë një fitore spektakolare ndaj Borussia Moenchegladbach në kuadër të xhiros së 23-të në Bundesliga.

Verdhezinjtë kanë triumfuar me rezultat të thellë 6-0 në një ndeshje ku shkëlqeu kapiteni i tyre Marco Reus.

32-vjeçari e hapi serinë e golave në minutën 26-të, derisa asistoi edhe në tre gola të tjerë të shënuar nga Malen, Wolf e Moukoko.

Në minutën e 82-të, Reus realizoi golin e dytë personal, kur shënoi pas një asistimi nga Mats Hummels.

Kapiteni i Dortmundit pasi kompletoi ‘het-trickun’ me asistime pati mundësinë që ta bëjë këtë edhe me gola, por ai nuk vendosi kështu.

Në minutën e 91-të, Dortmund fitoi penallti dhe Reus nuk u tregua egoist për ta ekzekutuar atë.

Sulmuesi gjerman ia la ekzekutimin e penalltisë mesfushorit Emre Can i cili realizoi për 6-0.

Nuk ndodh shpesh që një futbollist të bëj ‘het-trick’ me gola e asistime brenda një ndeshje, por Reus e pati mundësinë dhe nuk e bëri duke mos u treguar egoist. /Telegrafi/