Please enter at least 3 characters.

Një grup lojtarësh janë kundër dhe duan largimin e Mourinhos, Woodward e mbështet portugezin

2018/09/Mourinho-Man-Utd.jpg
332:"BRIGHTON, ENGLAND - AUGUST 19: Jose Mourinho, Manager of Manchester United speaks with Paul Pogba of Manchester United during the Premier League match between Brighton & Hove Albion and Manchester United at American Express Community Stadium on August 19, 2018 in Brighton, United Kingdom. (Photo by Dan Istitene/Getty Images)
12:"Getty Images

Shefi i Manchester United, Ed Woodward, është duke qëndruar pranë menaxherit Jose Mourinho edhe pse një grup i lojtarëve kanë dalë kundër tij dhe duan shkarkimin e portugezit.

Paul Pogba mendon se Mourinho duhet të fajësohet për taktikat negative në paraqitjet e klubit dhe akoma më keq, beson se loja e tij nuk po përparon nën trajnerin e Unitedit.

Woodward është i shqetësuar se një grup lojtarësh brenda skuadrës që përfshin Pogban, Romelu Lukakun, Marcus Rashfordin dhe Jesse Lingardin janë duke i bërë 'gropën' Mourinhos.

Disa anëtarë të tjerë të skuadrës së Djajve të Kuq janë gjithashtu të shqetësuar nga menaxhimi i grupit nga trajneri portugez.

Sipas mediumit Daily Star, është e kuptueshme se situata është e keqe tashmë dhe se vetëm dy lojtarë e mbështesin Mourinhon.

Por, pavarësisht nga mosdija në rritje që po kërcënon të dërgojë sezonin e Unitedit jashtë binarëve, Woodward mbetet prapa Mourinhos dhe nuk po mendon ta shkarkojë atë.

Woodward dhe shokët e tij ende besojnë se Mourinho mund t'i kthejë gjërat dhe të fitojë shumë trofe me klubin nga Old Trafford.

Megjithatë, situate e tensionuar te Unitedit mund të sjell zhvillime të papritura gjatë javëve të ardhshme. /Telegrafi/