Please enter at least 3 characters.

Një filipinase në “Miss Shqipëria” (Foto)

2016/07/filipinasja-e1467531098562.jpg

Në Shqipëri ka mbërritur femra më e bukur në botë si anëtare e jurisë së “Miss Shqipëria”.
Ajo është fituesja e “Miss Globe 2015”, bukuroshja filipinase Ann Lorraine Colis e shpallur si më e bukura e Globit në Toronto, Kanada, tetorin e kaluar, i pari konkurs ndërkombëtar bukurie i organizuarnga një shqiptar jashtë Shqipërisë, Petri Bozo.

Mësohet se bashkë me Colis vjen në Shqipëri edhe drejtorja Nacionale e Kanadasë, Mias Santa Ana Pilar.

Gjithashtu ka mbërritur nga Londra edhe mbretëresha në fuqi e “Miss Shqipëria”, bukuroshja, Sara Karaj, e shpallur “Miss Shqipëria 2015” në Voskopojë, e cila mbrëmjen e 4 korrikut do të dorëzojë kurorën e bukurisë, me të cilën mbretëroi një vit dhe përfaqësoi Shqipërinë në “Miss Globe”, duke u shpallur shoqëruesja e parë e “Miss Globe 2015”.

Të dyja bukuroshet do të jenë anëtare të jurisë, e cila në mbrëmjen e 4 korrikut do të shpallë “Miss Shqipëria 2016”.