Please enter at least 3 characters.

Një fabrikë në Sudan shpërthen në flakë, mbi 23 të vdekur

2019/12/afa.jpg

Një zjarr masiv ka shpërthyer në zonën industriale të Bahrit në veri të kryeqytetit sudanez, Khartoum.

Të paktën 23 persona raportohet se kanë vdekur dhe 45 të tjerë u plagosën.

Përhapja e flakëve shkaktoi evakuime masive në zonë, përcjell oranews.tv.

Zjarri raportohet se shpërtheu fillimisht në fabrikën e qeramikës ‘Sila’ dhe u shkaktua nga një shpërthim i cisternës së gazit.

Shumë shpejt u përhap në të gjithë zonën duke shkaktuar pasoja fatale.