Një adoleshente nuk e dinte se çfarë ishte magnetofoni, më pas provoi të pamundshmen dhe bëri të gjithë internetin për të qeshur
I përkisni brezave që dëgjonin muzikë në magnetofon apo kasetë? Nëse përgjigja është po, na vjen keq - por po plakeni.
Sot, këngët e preferuara dëgjohen në telefon, përmes platformave online që kanë zëvendësuar mediat e vjetruara, si kasetat dhe disqet.
Në të kaluarën kujdeseshim për kasetat, duke i mbështjellë dhe dubluar, por sot gjithçka bëhet në një fraksion sekonde, me shtypjen e një butoni.
Brezat e sotëm vështirë se i njohin “zgjidhjet parahistorike”. Edhe nëse e dinë se çfarë është magnetofoni, sigurisht që nuk dinë ta përdorin atë.
I tillë është rasti me një vajzë adoleshente, e cila është “testuar” nga prindërit e saj dhe videoja ka gëzuar përdoruesit e TikTok.
Asaj iu dha detyra të fuste një kasetë në një radio dhe lëvizja e saj rrëfehet në rrjete. Nuk do të zbulojmë se çfarë u përpoq të bënte ajo, por shikoni vetë.
Dhe, kushtojini vëmendje të veçantë shprehjes së saj të fytyrës kur nëna i shpjegoi se për çfarë shërben antena. /Telegrafi/


