Nisin punimet në ndërtimin e kanalizimit kabllor në rrugën "Bajram Bahtiri" në Prishtinë
01/07/2026
Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama, përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka njoftuar se kanë nisur punimet në ndërtimin e kanalizimit kabllor.
Sipas njoftimit, punimet kanë nisur në rrugën “Bajram Bahtiri’’, ku janë duke investuar në infrastrukturë modern nëntokësore.
"Me qëllim që të krijohen kushte më të mira për rrjetet komunale, për ta rritur sigurinë dhe përmirëson funksionalitetin e hapësirë publike", ka shkruar Rama. /Telegrafi/


