Please enter at least 3 characters.

Nis Samiti “Balkan Blockchain 2026”, një nga ngjarjet më të mëdha në rajon

Sot ka nisur punimet Samiti “Balkan Blockchain 2026”, ku folës globalë, Binance, rrjetëzime dhe mijëra pjesëmarrës janë mbledhur së bashku për një nga ngjarjet më të mëdha të Web3 në rajon, ndërsa do të ketë edhe evente anësore, dhurata.

Samiti ka nisur në ora 10:00 në Klan Arena.

Në fjalën hapëse ka marr pjesë kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ish-deputeti i Parlamentit të Kosovës, Memli Krasniqi dhe Rachel Conlan, Chief Marketing Officer në Binance.

Fokusi kryesor është tek inteligjenca artificiale, edukimi në Web3, tokenization, stablecoins, trading, marketingu në blockchain dhe e ardhmja e ekonomisë digjitale.



Binance rikthehet si partner i eventit edhe këtë vit, ndërsa në mesin e folësve dhe mysafirëve specialë janë emra të njohur të industrisë globale të kriptovalutave dhe teknologjisë.

Tjetër element i samitit është edhe Giveaway me mbi $10,000 në shpërblime për pjesëmarrësit e eventit, ku organizatorët kanë paralajmëruar shumë fitues gjatë dy ditëve të samitit.

Sipas organizatorëve, interesi për këtë edicion ka qenë rekord, me regjistrime nga vende të ndryshme të botës dhe me synimin që Balkans Blockchain Summit të pozicionohet si një nga eventet më të rëndësishme të Web3 në Evropë.

Regjistrohu falas: balkansbs.com