Please enter at least 3 characters.

Nicki Minaj do t'ia paguajë shkollimin një studenti, nëse ai tregon sukses

2017/05/NickiMinaj-e1494229289939.jpg
240:"NEW YORK, NEW YORK - MAY 01: Nicki Minaj attends the 'Rei Kawakubo/Comme des Garcons: Art Of The In-Between' Costume Institute Gala at Metropolitan Museum of Art on May 1, 2017 in New York City. (Photo by Dimitrios Kambouris/Getty Images)
12:"Getty Images

Nicki Minaj është treguar e gatshme që t'ia paguajë shkollimin një fansi, me kusht që ai të marrë nota të mira në fakultet.

Kohë pas kohe, fansa të shumtë i kërkojnë mbështetje financiare këngëtares në rrjetet sociale, ndërsa ajo ka zgjedhur t'u përgjigjet disa prej tyre.

Në postimet e tyre, njerëzit i kanë dërguar të dhëna nga xhirollogaritë e tyre bankare duke i treguar Nickit për problemet financiare që i kanë.

Një prej tyre ishte një student me emrin Josh, i cili ia ka kërkuar reperes 1.000 dollarë për të vazhduar studimet. Sipas tij, paratë i nevojiten për qira, ushqim dhe libra.

Minaj ka vendosur t'i dhurojë 6.000 dollarë për këtë student, me kusht që ai të tregojë sukses në studime. /Telegrafi/