Please enter at least 3 characters.

Ngritet aktakuzë ndaj punëtorit të bufesë së një shkolle në Gjakovë, dyshohet se ngacmoi seksualisht një nxënëse

2021/11/Prokuroria-ne-Gjakove.jpg

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurit me inicialet D.Ll., për veprën penale “Ngacmimi Seksual”.

Në njoftim thuhet se i dyshuari e ka ngacmuar seksualisht të miturën duke i krijuar mjedis objektivisht frikësues, degradues dhe poshtërues.

"Sipas aktakuzës, ndër tjera ceket se i pandehuri me inicialet D.Ll., me datë 26.03.2025, në Gjakovë, saktësisht në Shkollën e Mesme të Ulët “M.K.”, e ngacmon seksualisht personin tjetër, e cila është viktimë e ndjeshme për shkak të moshës, duke u përfshirë në sjellje të padëshiruar verbale të natyrës seksuale ndaj të dëmtuarës/e mitur, veprime këto me të cilat të dëmtuarës/e mitur, i ka cenuar dinjitetin dhe i ka krijuar mjedis objektivisht frikësues, degradues dhe poshtërues.

“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë, gjithashtu të pandehurit ti vazhdohet masa e paraburgimit deri në aktgjykimin e plotfuqishëm”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/