Nga 180 deri në 0 minuta - Kush sa luajti në dy ndeshjet e para të Franco Fodas në krye të Kosovës
Përzgjedhësi i ri i Kosovës, Franco Foda iu ka besuar vetëm tre futbollistëve nga 90 minuta të plota në dy ndeshjet e tij të para në krye të Dardanëve, në dy miqësoret e zhvilluara këtë muaj.
Kosova luajti të premten e kaluar me Armeninë, ku fitoi me rezultat 0-1, ndërsa dje (e martë) u mposht 2-0 nga Hungaria.
Këto ishin dy ndeshjet e para të Kosovës me përzgjedhësin Foda, i cili pritej të bënte ndryshime në krye të ekipit.
Megjithatë, trajneri gjerman ka vendosur t’i besojë ‘senatorëve’ të ekipit, duke iu jep më shumë minuta gjatë këtyre dy përballjeve.
Tre ishin lojtarët që kanë marrë të gjithë 180 minutat nga këto dy ndeshje: portieri Arijanet Muric dhe mbrojtësit Mërgim Vojvoda dhe Fidan Aliti.
Pas tyre vjen Milot Rashica me 174 minuta nga dy ndeshjet, Vedat Muriqi me 154 minuta, Valon Berisha me 151 minuta, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija me nga 133 minuta, Blendi Idrizi me 105 minuta, Florian Loshaj me 97 minuta dhe Donat Rudhani me 93 minuta.
Kapiteni Amir Rrahmani dhe Lumbardh Dellova luajtën nga 90 minuta të plotë, Leart Paqarada luajti 84 minuta dhe Zymer Bytyqi 48 minuta.
Lojtarët tjerë që morën minuta nga këto dy ndeshje ishin Elbasan Rashani dhe Bersant Celina me nga 26 minuta, Florent Hadergjonaj 19 minuta, Albion Rrahmani 13 minuta dhe Ilir Krasniqi me 6 minuta.
Mirlind Kryeziu, Visar Bekaj, Ilir Avdyli, Drilon Hazrollaj dhe Lindon Emerllahu ishin pesë lojtarët që nuk luajtën asnjë minutë në këto dy ndeshje.
Më poshtë minutat e lojtarëve në dy miqësoret e marsit:
Fidan Aliti - 180/180minMergim Vojvoda - 180/180minArijanet Muric - 180/180minMilot Rashica - 174/180minVedat Muriqi - 154/180minValon Berisha - 151/180minEdon Zhegrova 133/180minFlorent Muslija - 133/180minBlendi Idrizi - 105/180minFlorian Loshaj - 97/180minDonat Rrudhani - 93/180minAmir Rrahmani - 90/180minLumbardh Dellova - 90/180minLeart Paqarada - 84/180minZymer Bytyqi - 48/180minElbasan Rashani - 26/180minBersant Celina - 26/180minFlorent Hadergjonaj - 19/180minAlbion Rrahmani - 13/180minIlir Krasniqi - 6/180minVisar Bekaj - 0/180minIlir Avdyli - 0/180minMirlind Kryeziu - 0/180minDrilon Hazrollaj - 0/180minLindon Emerllahu - 0/90min/Telegrafi/


