Please enter at least 3 characters.

Neymar ua thotë bashkëlojtarëve: Dua të transferohem te Real Madridi

2018/05/Neymar-Jr-Psg.jpg
147:"during the UEFA Champions League group B match between Paris Saint-Germain and Celtic FC at Parc des Princes on November 22, 2017 in Paris, France.
15:"Catherine Ivill

Ylli i Paris Saint-Germain, Neymar, thuhet se u ka thënë shokëve të skuadrës se dëshiron të transferohet në Real Madrid.

Sipas mediumit francez Le Parisien, Neymar i ka rrëfyer një grupi të ngushtë shokësh që shpreson të kthehet në Spanjë te Reali këtë verë.

Ai pranoi ambiciet e tij në një darkë të organizuar nga kapiteni i skuadrës francez, bashkëkombësi i tij, Thiago Silva.

Në Zino Restaurant në Paris ishte Marco Verratti, Yuri Berchiche, Javier Pastore, Marquinhos dhe Thiago Motta, së bashku me Thiago Silva dhe disa nga miqtë e mirë të Neymarit.

Neymar thuhet se ua ka zbuluar dëshirën bashkëlojtarëve të tij (Getty Images)

Dreka u organizua për të festuar titujt e PSG-së këtë sezon, por Neymari gjithashtu mori mundësinë për të shpjeguar planet e tij.

Së bashku me pranimin se donte të bashkohej me Realin, Neymar gjithashtu deklaroi se nuk pret që marrëveshja të ndodhë deri pas Kupës së Botës.

Babai i Neymarit ka angazhuar agjentin Pini Zahavi në javët e fundit për t'i gjetur lojtarit një klub të ri - megjithëse prioritet mbetet Real Madridi.

Në anën tjetër, drejtuesit parisien kanë deklaruar se nuk mendojnë largimin e Neymarit, pasi deri më tani nuk ka asnjë ofertë, por as edhe një shenjë nga braziliani për largim. /Telegrafi/