Neymar arrin shifrën e 50 golave me fanellën e PSG-së
04/05/2019
Ylli brazilian, Neymar ka shënuar sot (e shtunë) golin numër 50 me fanellën e klubit francez, Paris Saint-Germain.
Neymar ka vazhduar të shënojë gola edhe pas rikthimit nga lëndimi që e mbajti jashtë fushave për disa muaj.
Një i tillë erdhi sot pasdite në ndeshjen e barazuar 1-1 në shtëpi ndaj Nice, e vlefshme për javën e 32-të në Ligue 1.
Ky gol i shënuar ndaj Nice ishte i 50-ti për sulmuesin brazilian me fanellën e PSG-së.
Këtë shifër të golave, Neymar e arriti në ndeshjen e 57-të me francezët në të gjitha garat.
Përveç 50 golave, ylli brazilian i ka edhe 28 asistime me kampionin aktual të Ligue 1. /Telegrafi/


