Please enter at least 3 characters.

Nevzat Bejta tërhiqet nga politika

2017/04/Nevzat-Bejta.jpg

Ish kryetari i Komunës së Gostivarit njëherit edhe nënkryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, Nevzat Bejta, largohet nga politika për siç tha ai, kohë të papërcaktuar.

Ai falënderoi votuesit e Gostivarit për votat që ja dhanë atij, ndërsa shtoi se respekton vullnetin e qytetarëve, prandaj edhe po heq dorë nga politika, duke theksuar se do të jetë aty nëse qytetarët kanë nevojë për të.

I pyetur nëse ka informuar partinë e tij për këtë vendim, Bejta tha se nëpërmjet kësaj deklarate për media po e bën një gjë të tillë.