Please enter at least 3 characters.

Nesër zyrtarizohen adoptimet e para të qenve endacakë në Prishtinë

2022/04/qente-endacak-foto-ridvan-slivova-1.jpg
14:"Ridvan Slivova

Nesër nën prezencën e kryetarit të komunës së Prishtinës, Përparim Ramës, do të bëhen publikë adoptimet e para të qenve endacakë.

Këtë e kanë bërë të ditur në një njoftim nga komuna e kryeqytetit, në të cilin shtohet se do të jepen edhe kontratat për adoptimin e këtyre kafshëve.

Ngjarja është paraparë të zhvillohet në ora 11.oo, në fshatin Honrofc.