Please enter at least 3 characters.

Nesër vazhdojnë homazhet për ta nderuar figurën e aktorit Rasim Thaçi - Cima

2021/03/unnamed-2021-03-27T193359.737.jpg

Nesër vazhdojnë homazhet për Rasim Thaçin - Cima.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, bashkë me një pjesë të stafit të MKRS-së dhe me drejtuesit e institucioneve shtetërore të kulturës do të bëjnë homazhe para Teatrit Kombëtar të Kosovës, për ta nderuar figurën e tij.

Homazhet do të bëhen në orën 11:00.

Rasim Thaçin-Cima, ka ndërruar jetë të premten në moshën 71 vjeçare.

Humoristi i shumë skeçeve televizive ka disa ditë që ishte i shtrirë në spital nga COVID-19, për të cilin edhe ishte kërkuar gjak.

Pos aktrimit, Rasim Thaçi ishte për një kohë edhe profesor i edukatës fizike. Bëri karrierë edhe si futbollist.

Cima u bë i njohur gjatë viteve ’80 si pjesë e grupit “Treshi përsheshi”, ku bënin pjesë edhe i ndjeri Ibrahim Krajkova – Leci dhe Sevdai Radogoshi – Qumili.

Skeçet me të njohura të tij janë: Treshi Përsheshi (1986-1990)Cimë Baushtella (2006)Nusja nga Diaspora (2007)Lajmi në Gurbet (2008)Cimë Kulleri te Lec Katunari (2008)Leci te Molla Cima (2008)Cima Taxi 1 (2009)Cimë Baksuzi (2009)Cima në CIA (2009)Cimë Polici (2010)Cima te baba sheh (2010)Cimë Polici (2011)Rrota e Cimës (2011)Cimë Taxi 2 (2011)Haxhi Cima në Diskotekë (2011)Rrasja Vllaut Gjermoni (2013)Dreqi në Qeveri (2013)Cima te Tezja (2013)Hajnat e vove (2014)Siguresa e Cimës (2014)Rruga e Boss Kungjit (2014)Kartela e Bankës (2016)Bon Apetit (2017)Cima te Gazuzi (2018)