Please enter at least 3 characters.

Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, caktohet seanca për abuzimin e të miturës në Drenas

2018/12/kryesia-e-kuvendit.jpg

Kërkesa e Vetëvendosjes dhe LDK-së për seancë të jashtëzakonshme, në lidhje me abuzimin seksual të së miturës në Drenas, do të trajtohet nesër.

Kryesia e Kuvendit nesër do të mblidhet për ta caktuar seancën, në lidhje me kërkesën e këtyre dy subjekteve opozitare.

Kjo është bërë e ditur nga zyra për informim e Kuvendit të Kosovës, transmeton Telegrafi.

“Rendi i ditës: Kërkesa e 40 deputetëve për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Ndryshe, polici i dyshuar për abuzimin seksual të së miturës në Drenas, do të jetë në paraburgim për 30 ditë. /Telegrafi/