Nesër do të keni nevojë edhe për syze dielli edhe për ombrellë
02/06/2016
Nesër paradite do të mbajë mot me diell me vranësi mesatare, ndërsa pasdite do të ketë kushte për shira lokal dhe përforcim të erës. Temperaturat e mëngjesit do të bien në 10, ndërsa ato ditore do të ngjiten deri më 27 gradë. Mot i ngjashëm pritet edhe gjatë fundjavës./Telegrafi/


