Please enter at least 3 characters.

Nënshkruhet marrëveshja për asfaltimin e rrugëve lokale në komunën e Junikut, investim i mbështetur nga programi DEMOS

Komuna e Junikut dhe programi DEMOS kanë nënshkruar marrëveshjen për financimin e projektit “Asfaltimi i rrugëve lokale në Junik”, një investim me rëndësi të madhe për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në këtë komunë.

Në një takim zyrtar, Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, priti përfaqësuesit e programit DEMOS , Shqiponja Vokshi, Saranda Husaj Baraliu dhe Prend Krasniqi.

Gjatë këtij takimi u formalizua mbështetja financiare për projektin, që do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët e Junikut.

Ky financim është mundësuar falë grantit të performancës që Komuna e Junikut ka fituar për vitin 2023, si rezultat i performancës së saj të lartë në ofrimin e shërbimeve publike dhe menaxhimin komunal.

Kryetari Shehu theksoi se komuna mbetet e përkushtuar për realizimin e projekteve të ngjashme infrastrukturore, me synim modernizimin e rrjetit rrugor dhe rritjen e cilësisë së jetës për qytetarët e Komunës së Junikut.