Please enter at least 3 characters.

Nënshkruhet marrëveshja e parë në mbledhjen e shtatë të dy qeverive shqiptare

2021/11/Screenshot_24-1.png

Është nënshkruar marrëveshja e parë në mbledhjen e Qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e dy qeverive prezantoi marrëveshjen, transmeton Telegrafi.

"Unë sot po prezantoj marrëveshjen ndërmjet këshillit të ministrave të Kosovës dhe Shqipërisë, për zbatimin e lehtësirave në procedurat doganore. Qëllimi i kësaj marrëveshje është thjeshtimi i kryerjeve të procedurave doganore, zvogëlimi i pritjes në pikat doganore. Kjo marrëveshje parasheh vendosjen e zyrës doganore të Kosovës në portin e Durrësit”, deklaroi ai.

Mbledhja e dy qeverive është duke vazhduar. /Telegrafi/