Please enter at least 3 characters.

Në Universitetin e Tetovës do të prezantohet projekti për veturë me rrymë elektrike

2016/01/20-vjet-nga-themelimi-i-universitetit-t-euml-tetov-euml-s_hd.jpg

Në Universitetin e Tetovës nesër do të organizohen dy aktivitete me rëndësi arsimore-shkencore, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në ora 10, në amfiteatrin e Fakultetit Ekonomik, nga ana e Universitetit të Trakisë - Republika e Turqisë, do të bëhet prezantimi teorik i veturës që punon me rrymë elektrike, ndërkohë më pas në parkingun e universitetit, do të bëhet edhe demonstrimi praktik i këtij projekti.

Ndërkaq nga ora 13, në amfiteatrin e Rektoratit të Universitetit të Tetovës, do të bëhet hapja solemne e Konferencës së tretë ndërkombëtare shkencore e Fakultetit Filologjik./Telegrafi/