Në Teatrin “Istref Begolli”, premiera e shfaqjes “Në vendin e mrekullive”
13/06/2016
Në Teatrin e qytetit të Pejës “Istref Begolli”, të mërkurën, në ora 17:00, në regjinë e Agon Bales dhe tekst të Shaip Grabovcit, jepet premiera e shfaqjes për fëmijë, “Në vendin e mrekullive”.
Personazhi kryesor i shfaqjes është Genti, të cilit i shfaqet një ëndërr e bukur, e që ia ngjall shpresën për gjithçka në jetë - realizimin e dëshirave. /Telegrafi/


