Please enter at least 3 characters.

Në spitalin e Pejës 49 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë, bëhet thirrje për vaksinim

2021/09/241390253_4310445232367211_1803742902021558151_n.jpg

Spitali i Pejës është duke u përballur me numër të madh të pacientëve të infektuar me COVID-19, prej të cilëve 49 janë në gjendje të rëndë.

Sipas njoftimit në Spitalin e Pejës, aty janë të shtrirë 214 pacientë.

Nga ky spital kanë bërë thirrje që qytetarët të mbrojnë veten duke u vaksinuar.

Njoftimi i plotë:Gjendja aktuale e pacientëve me Covid-19 më datë 7.09.2021:✓214 pacientë janë të shtrirë;✓181 pacientë janë në Oksigjenoterapi;✓ 9 pacientë janë në CPAP;✓ 49 pacientë ne gjendje të rëndë;✓19 pacientë të pranuar✓16 pacientë i shëruar.Mbroje vetën vaksinohu./Telegrafi/