Please enter at least 3 characters.

Në Shkup organizohet konferencë për keqpërdorimin e internetit në aspekt të terrorizmit

2016/05/terrorizmi-kosove.jpg

Akademia e gjykatësve dhe prokurorëve publik ''Pavel Shatev'' organizon sot një konferencë rajonale me temë: ''Ulja e përdorimit të internetit për qëllime terroriste'', përcjell Telegrafi Maqedoni.

Aktiviteti mbështetet nga OSBE-ja, Departamenti për kërcënime transnacionale. Përveç pjesëmarrësve nga vendi, në konferencë do të jenë të pranishëm edhe përfaqësues nga institucione me rëndësi nga Bosnja e Hercegovina, Shqipëria, Serbia, Mali i Zi dhe nga Misioni i OSBE-së në Kosovë.

Konferenca do të hapet me diskutimet e shefes së Misionit të OSBE-së në Shkup, Nina Soumalainen dhe ambasadores gjermane në Shkup, Christine Althauser./Telegrafi/