Në rrugën Veles-Shtip disa persona janë lënduar pas aksidentit në mes një autobusi dhe kamioni
23/07/2018
Sot rreth orës 13:20 një aksident i rëndë në komunikacion ka ndodhur në mes një autobusi dhe kamioni përgjatë rrugës Veles-Shtip tek fshati Mamutçevo. Në aksidentin në komunikacion janë të lënduar disa persona, njoftojnë për AIM-ën nga MPB.
Personat të cilët janë të lënduar janë dërguar në spitalin e qytetit të Velesit.
Hetimet ende janë në rrjedhë e sipër.
Për shkak të fatkeqësisë në komunikacion, nga ora 13:15 komunikacioni përgjatë rrugës Veles-Shtip është i ndërprerë, njoftojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë. /Telegrafi/


