Në Prespë organizohet vrapim në plazh
10/07/2016
Me moton ''Vrapojmë në Maqedoni së bashku me Ford'', sot në bregun e liqenit të Prespës do të mbahet manifestimi ''Beach Run'', transmeton Telegrafi Maqedoni.
Kushdo që është i interesuar mund të merr pjesë në vrapimin e organizuar nga brendi automobilistik ''Ford''.
Ky manifestim u mbajt në fillim të korrikut në Shkup, kurse pas Prespës, vrapimi do të organizohet në Mavrovë, Dojran dhe Ohër. Tre më të mirët e konkurencës për meshkuj dhe për femra do të shpërblehen./Telegrafi/


