Please enter at least 3 characters.

Në Poloni, portieri kthehet në hero të ndeshjes, barazon me kokë në minutën e fundit (Video)

2016/04/portieri-1.jpg

Portieri Sebastian Nowak i ka dhënë një pikë skuadrës së tij Termalica në një ndeshje interesante ku shënoi në minutën e fundit.

Ndeshja ishte e vlefshme për kampionatin polak Ekstraklasa kundër skuadrës Wisla Krakow.

Ndeshja ishte 2-1 për skuadrën e Wislas, ndërsa Nowak lëshoi portën për të shkuar në sulm.

Harkimi ishte mjaftë i mirë dhe goditja me kokë erdhi në momentin e duhur për të barazuar shifrat.

Një minutë më parë kishte shënuar Wilde-Donald Guerrier për Wislan. /Telegrafi/