Please enter at least 3 characters.

Në New York takohen vendet e Ballkanit perëndimor me përfaqësues të BE-së

2016/09/Ballkani-perendimor.jpg

Në kuadër të sesionit të 71-të të Asamblesë së përgjithshme të OKB-së në New York, ministrat e punëve të jashtme të shteteve të Ballkanit perëndimor u takuan me eurokomisionerin Johannes Hahn, përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini, përcjell Telegrafi maqedoni.

Takimi është mbajtur edhe në kuadër të Kartës së Adriatikut, që kësaj radhe kryesohet nga Kroacia. Temë bisedash kanë qenë bashkëpunimi më i afërt rajonal dhe mbështetja aktive e anëtarëve të BE-së dhe NATO-së që gjenden në rajon, për integrim të plotë të vendeve kandidate./Telegrafi/