Please enter at least 3 characters.

Në mungesë te vaksinave, qytetari nga Prishtina krijon një filter në Instagram, i cili menjëherë bëhet viral në vendin tonë

2021/05/Filteri-Vaksine.jpg

Të shumtë kanë qenë filterat e krijuar gjatë pandemisë së coronavirusit në mediat e ndryshme sociale.

Mirëpo, së fundmi një fiter u krijua edhe nga shqiptari nga Kosova, Dardan Ibrahimi, i cili njihet në Instagram me emrin @sabri_fejzullahu.

Ai këtë filter e ka quajtur 'Vaccine Fake', i cili posa të ngarkoni një fotografi tuajën, iu vendos duart e një shërbyesi mjekësor duke iu dhënë vaksinën.

Me të krijuar këtë filter, ai u bë viral në rrjetet sociale, duke u shpërndarë nga qytetarët të shumtë në Kosovë, të cilët krijuan edhe shaka të ndryshme me përshkrimet e tyre, ku gjitha nga ata duket se janë në pritje për të marr vaksinat reale dhe jo ato virtuale. /Telegrafi/