Please enter at least 3 characters.

Në Kumanovë promovohet projekti për shtratin e lumit (Video)

2017/01/lumi-i-kumanovës.png

Në Lagjen “Dardania“ në Kumanovë u prezantua projekti i rregullimit të shtratit të lumit në gjatësi pre 1.8 kilometrave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Projekti i përbashkët i Qeverisë, Komunës dhe UNDP-së kap shifrën e 1 milion eurove. Zv.kryeministri Arbër Ademi e cilësi si të rëndësishëm këtë projekt pasi pengon përmbytjet eventuale në lagjen Dardania dhe atë të romëve në këtë qytet.

"Ky projekt është tejet i rëndësishëm, duke evituar të gjitha ato pasoja, jo vetëm materiale por edhe pasoja në njerëz që u kanosen qytetarëve të Kumanovës, posaçërisht të këtij rajoni. Ky projekt kap shifrën e 1 milionë eurove", deklaroi Arbër Ademi./Telegrafi/