Please enter at least 3 characters.

Në Klinikën e Syve në QKUK nis përdorimi i metodës cross-linking

2019/08/IMG-d30dec8ad493a8145fbd6a4d5cd4a7bd-V.jpg

Mjekët e Klinikës së Syve kanë aplikuar për herë të parë tek dy pacientë metodën e njohur si cross-linking, trajtimi jo kirurgjikal, që bazohet në aplikimin e rrezeve ultraviolet A (UVA 365 nm) dhe riboflavinës (Vitamina B2).

Aplikimi i kësaj metode u mundësua pas furnizimit me apraturë të re mjekësore të blerë nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë.

Pas aplikimit të kësaj metode, tek syri mundësohet rritja qëndrueshmërinë e strukturës së kornesë në 300 %, duke ndaluar  progresesin në formën e keratokonusit.

Pacientët kanë qenë të datëlindjes 1991, përkatësisht 2005.

Sipas shërbimit spitalor, deri më tani pacientët kanë paguar 1200 deri 1500 euro në institucionet private shëndetësore. /Telegrafi/