Please enter at least 3 characters.

Në Japoni bie shi me ngjyrë të zezë, autoritet nuk e dinë për çka bëhet fjalë

2020/03/shiu.jpg

Pas publikimit të lajmit se ka rënë shi me ngjyrë të zezë në disa pjesë të Japonisë, menjëherë kanë filluar të qarkullojnë teori të ndryshme lidhur me këtë – duke filluar nga mbetet bërthamore, ndotja e ajrit e deri të coronavirusi.

Autoritetet e disa qyteteve ishin “bombarduar” me fotografi nga qytetarët që u kishin dërguar pamje të momentit kur binte shi me ngjyrë të zezë në veçanti në prefekturën e Saitamas, transmeton Telegrafi.

Një fenomen i ngjashëm është raportuar edhe në Ageo, Iwatsuki dhe Kuki, në anën tjetër autoritet kanë pranuar se kanë filluar hetimet.

E për të larguar çdo dilemë dhe brengë të qytetarëve, zyrtarët e qytetit Hasuda kanë matur nivelin e rrezatimit ku është konstatuar se nuk është e jashtëzakonshme. /Telegrafi/