Please enter at least 3 characters.

Në gjendje të dehur sulmoi fizikisht nënën e tij, arrestohet i dyshuari në Suharekë

2022/09/Arrestim-Policia-e-Kosoves.jpg

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje.

Rasti ka ndodhur në Suharekë, ku një person në gjendje të dehur ka sulmuar nënën e tij.

"Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht nënën e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje", thuhet në raportin e policisë./Telegrafi/