Në Ferizaj, makina merr flakë afër pikës së derivateve (Video)
11/03/2017
Një makinë ka shpërthyer në zjarr, në rrugën “Riza Matoshi” në Komunën e Ferizajt.
Kjo ka ndodhur afër një pompe të derivateve në orët e mbrëmjes dhe ka kaluar pa lënë pasoja në njerëz.
Më poshtë mund të shihni në video se si zjarri e kishte kapluar këtë makinë. /Klan Kosova/


