Në ditëlindjen e saj, Arta sjell dhuratë një baladë për fansat (Video)
10/01/2016
Arta Bajrami ka lansuar videoklipin e saj më të ri që vjen pikërisht për ditëlindje të saj.
“Më shumë se gabim” quhet kënga që ka ardhur e kompletuar me videoklip.
Edhe pas këtij projekti qëndron vëllai i këngëtares, Don Arbas dhe kënga është prodhim i Arbasound.
“Ju përshëndes me baladën time”, ka shkruar Arta me rastin e publikimit të videoklipit. /Telegrafi/


