Ndryshojnë çmimet e derivateve në Maqedoni
26/09/2022
Komisioni rregullator për energjetikë (KRRE) sot ka publikuar vendimin për ndryshimin e ri të çmimit të derivateve të naftës në Maqedoni.
Sipas KRRE-së, çmimi i dizelit do të rritet për 1 denarë, çmimi i BS-98 do të lirohet për një denar kurse çmimi i BS-95 do të lirohet për gjysmë denari.
Çmimet më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse
të transportit janë:
- Benzinë motori - ЕUROSUPER BS - 95 - 84,00 (denarë/litër)
- Benzinë motori - ЕUROSUPER BS – 98 - 86,00 (denarë/litër)
- Naftë motori - ЕURODIZEL BS (D-Е V) - 91,00 (denarë/litër)
- Vaj për djegie - ЕKSTRA I LEHTË 1 (ЕL-1) - 87,50 (denarë/litër)
- Mazut М-1 SU - 49,768 (denarë/kilogram)


