Please enter at least 3 characters.

Ndodh prapë: Presidentja kroate ngatërrohet me një ish-striptizetë (Foto)

2016/01/cro.jpg

Gazeta nga Panamaja, Critica, në faqen e vet të internetit ka publikuar një lajm, sipas të cilit, presidentja e Kroacisë e veshur me bikini tërheq vëmendje në plazh.

Në fakt në fotografi është Coco-T, e cila e veshur me bikini, i bën të gjithë që ta kthejnë kokën në plazh, njofton Telegrafi.

Është fjala për një ish-striptizetë, e cila tash është një grua e suksesshme dhe është e martuar me të famshmin Ice-T.

Lajmin për “presidenten seksi kroate” e kanë marrë edhe mediat tjera, të cilat kanë besuar se Kolind Grabar-Kitarovic duket vërtet ashtu.

Fotografitë dhe ky lajm janë bërë shumë shpejt hit dhe janë transmetuar nga shumë media. /Telegrafi/